Kreu i Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI) , Aleksandar Petliçkovski deklaroi sot se institucioni që ai drejton në periudhën e ardhshme do të fokusohet në imunizimin e popullatës me dozën e tretë të vaksinës.

Ai me këtë raste theksoi numrin e lartë të të vaksinuarve në Angli, që sipas tij kjo shifër arrin në 65 për qind, derisa tek ne vetëm 5 për qind.

“Për ne është e qartë se duhet të lëvizim drejt dozës së tretë. Nuk flasim për vaksinim sezonal, 4 milion doza, nuk flasim, flasim për dozën e tretë. Anglia të cilën shpesh e marrim si shembull, mbi 65 për qind e popullatës ka marr dozën e tretë.

Tek ne ajo përqindje është 5 %. Këtu kemi zbrazëtirë dhe fokusi ynë është që atë zbrazëtirë ta plotësojmë. Në këtë drejtim do të orientohemi, që të stimulojmë, dhe të nxisim vaksinimin me dozën e tretë”, deklaroi Aleksandar Petliçkovski, kryetar i KSI-së.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Petliçkovski: KSI ka për qëllim imunizimin e popullatës me dozën e tretë të vaksinës shkruan Telegrafi.