Petliçkovski: Për momentin jemi të sigurt, por duhet të përgatitemi për valë të re të mundshme të COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Mendoj se tani jemi në një zonë shumë të sigurt dhe do të qëndrojmë këtu për të paktën disa muaj. Megjithatë, duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përgatitemi për një valë të re të mundshme të pandemisë”.

Këtë e tha kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, Aleksandar Petliçkovski. Ai në TV Telma, tha se “tani jemi në një pjesë shumë më të qetë të pandemisë, por duhet të kemi kujdes sepse nuk e dimë se çfarë do të na sjellë vjeshta”.

“Tani jemi në një pjesë shumë më të qetë të pandemisë. Duhet të jemi të kujdesshëm, nuk e dimë se çfarë do të na sjellë vjeshta, por mendoj se kemi disa muaj, pranverë dhe verë, që do të jenë të qëndrueshme dhe të qetë. Nga vjeshta do të bëjmë plane të reja edhe më tutje”, tha Petliçkovski.

Siç theksoi ai, ndonëse aktualisht shumë vende evropiane kanë një numër të madh të rasteve të zbuluara rishtazi, barra në sistemet e tyre shëndetësore është e vogël dhe për këtë arsye i drejtohen lehtësimit të masave.

Advertisement

Ai vuri në dukje se duhet kujdes, gjegjësisht të përgatitemi për një valë të re të mundshme.

Ai informoi se aktualisht në të gjitha spitalet, në të gjitha repartet infektive të vendit janë gjithsej rreth 50 pacientë të shtruar, për dallim nga mbi 2000 sa ishin në ditët më të këqija.

Petliçkovski tha se nuk do të heqin dorë nga vaksinimi dhe shtoi se kjo duhet të sqarohet për të gjithë qytetarët.

Petliçkovski: Për momentin jemi të sigurt, por duhet të përgatitemi për valë të re të mundshme të COVID-19 shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy