Petrovska: Anëtarësimi në NATO është një konfirmim i përkushtimit tonë për paqen dhe stabilitetin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Anëtarësimi në NATO është një konfirmim i përkushtimit tonë për paqen dhe stabilitetin dhe gatishmërinë për të kontribuar në sigurinë globale.

Ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska sot me rastin e 4 Prillit – Ditës së NATO-s para qytetarëve iu drejtua me videomesazh.

“Sot, më 4 prill, ne përkujtojmë një moment të rëndësishëm në historinë e sigurisë dhe mbrojtjes ndërkombëtare – Ditën e themelimit të Aleancës së Atlantikut të Veriut. 75 vjet më parë, vendet themeluese të NATO-s hodhën themelet për një organizatë që do të bëhej një gur themeli i sigurisë kolektive dhe vlerave demokratike në mbarë botën.

Në vitin në të cilin Maqedonia shënon 4 vjetorin e anëtarësimit në NATO, dhe me aleatët në Aleancë shënojmë 75 vjet nga themelimi i saj, mund të themi se i kemi të gjitha predispozitat për të qenë një garantues i fuqishëm i pavarësisë dhe sovranitetit tonë”, tha Petrovska.

Advertisement

Kjo, shton ajo, është suksesi i brezit tonë, por në këtë sukses u përfshinë edhe të gjithë ata që na udhëhoqën para nesh drejt të njëjtit qëllim, një shtet siguria dhe stabiliteti i të cilit garantohet nga brenda, si dhe nga aleatët tanë./Telegrafi/

The post Petrovska: Anëtarësimi në NATO është një konfirmim i përkushtimit tonë për paqen dhe stabilitetin appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy