Petrovska dhe Osmani mirëpresin vendimin e Turqisë për të mos penguar anëtarësimin e Suedisë në NATO

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Mbrojtjes e RMV-së, Sllavjanka Petrovska, e cila së bashku me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani merr pjesë në Samitin e NATO-s në Vilnus, e përshëndeti vendimin e Turqisë për të mos e penguar anëtarësimin e Suedisë në Aleancë.

“Uniteti i NATO-s fitoi edhe njëherë. Është arritur marrëveshja që edhe Suedia të jetë pjesë e Aleancës. Familja e NATO-s po zgjerohet në 32 anëtarë. Më të numërt, më të fuqishëm, më të bashkuar”, ka shkruar ministrja Petrovska në Fejsbuk.

Edhe ministri Osmani në profilin e tij në Facebook ka shkruar se ka lajme të mira nga Vilnusi dhe se pas anëtarësimit të Finlandës, kjo është ngjarja më e rëndësishme e politikës dhe sigurisë.

“Gjatë Samitit të NATO-s u arrit marrëveshje politike, me anë të së cilës aleati ynë Suedia i bashkohet familjes transatlantike, duke vazhduar rrugën drejt anëtarësimit të plotë si vendi i 32-të anëtar i NATO-s. Pas anëtarësimit të Finlandës, kjo është ngjarja më e rëndësishme e politikës dhe sigurisë, që jo vetëm forcon ndjeshëm fuqinë e Aleancës, por do të ndikojë fuqishëm edhe në sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë të Europës”, ka shkruar Osmani.

Advertisement

Petrovska dhe Osmani mirëpresin vendimin e Turqisë për të mos penguar anëtarësimin e Suedisë në NATO shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy