Petrovska: Duhet të ndihmojmë industrinë ushtarake që të forcojë kapacitetet e saja sepse kjo do të përmirësojë edhe ekonominë tonë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska dje, pas përfundimit të takimit të Këshillit Veriatlantik të NATO-s në nivel të ministrave të mbrojtjes, në një intervistë për AIM-n theksoi disa tema të rëndësishme që ishin pjesë e diskutimeve në këtë takim ministror, ​​ndër të cilat investimi në mbrojtje, ku Maqedonia e Veriut është një nga 18 vendet anëtare që plotësoi kriterin e NATO-s për ndarjen e 2 për qind të BPV-së për mbrojtjen, përpjekjet e përbashkëta për zhvillimin dhe mbështetjen e industrisë ushtarake, unitetin e Aleancës në përmbushjen e qëllimit të saj kryesor – kolektiv mbrojtjes, që kanë të bëjnë me kërcënimet hibride dhe mbështetjen e Ukrainës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kam kënaqësinë të them se Maqedonia e Veriut që nga viti 2024, më shumë se dy për qind ose saktësisht 2,05 për qind e BPV-së i ndahet buxhetit të mbrojtjes së vendit tonë. Kjo do të thotë se të gjitha ato projekte që kanë filluar më parë dhe janë pjesë e procesit të madh të modernizimit të Ushtrisë së Maqedonisë do të vazhdojnë edhe gjatë këtij viti”, tha Ministrja.

Ajo theksoi se janë duke u planifikuar procese të reja, që parasegjithash do të jenë forcimi i kapaciteteve tona kombëtare dhe natyrisht rritjen e mbrojtjes kolektive.

Lidhur me industrinë ushtarake dhe letrën e qëllimit për “Rritjen e kapaciteteve prodhuese të municionit dhe rezistencës industriale” të cilën Petrovska e nënshkroi me 15 kolegë nga shtetet anëtare dhe ministrin e Mbrojtjes së Suedisë, ministrja theksoi se nga kjo letër dalin shumë përfitime, të tilla si prokurimi i përbashkët i municioneve, ulja e çmimit, promovimi i bashkëpunimit me industrinë për të siguruar prokurimin shumëvjeçar shumëkombësh të municioneve dhe rritja e ndërveprimit dhe reduktimi i kostove për vendet pjesëmarrëse në Iniciativë.

Advertisement

Petrovska informoi se qëndrimi i Qeverisë dhe Ministrisë është që industria ushtarake të ndihmohet në mënyrë që kompanitë t’i rrisin kapacitetet prodhuese dhe të përmirësojnë ekonominë./Telegrafi/

Petrovska: Duhet të ndihmojmë industrinë ushtarake që të forcojë kapacitetet e saja sepse kjo do të përmirësojë edhe ekonominë tonë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy