Petrovska: Inspektorati i Mjedisit nuk ka personel të mjaftueshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Numri i inspektorëve është i pamjaftueshëm për detyrimet e vendosura brenda Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, i cili aktualisht ka 15 inspektorë, tha drejtoresha e Inspektoratit, Ana Petrovska për AIM-n

“Ka pak inspektorë për të gjitha detyrimet tona, por nga ana tjetër, sipas Ligjit për Inspektim, ne aplikojmë një metodologji të bazuar në rrezik për mbikëqyrjen e planifikimit, dhe ai rrezik bazohet në ndotjen e mundshme dhe parregullsitë e identifikuara më parë, domethënë se sa personi juridik vepron ose nuk vepron në përputhje me lejen e lëshuar. Ne i kemi ato informata dhe bazuar në ato informacione ne planifikojmë mbikëqyrjen”, tha Petrovska.

Në këtë kontekst, drejtoresha shpjegon se për shembull lëshimi i ujërave të zeza nuk është në fokusin e parë, kjo nuk do të thotë se ata e harrojnë atë, megjithatë, thekson ajo, periudha e dimrit kur kemi ndotje të madhe të ajrit të gjithë inspektorët tanë janë të përqendruar në ato instalime që kanë proces djegieje të lëndëve djegëse fosile dhe ku ne e dimë se ka djegie të lëndëve djegëse fosile dhe ku ka shumë mundësi që të ketë tejkalime të vlerave mbi kufijtë e lejueshëm, ne i drejtojmë inspektorët tanë./Telegrafi/

Petrovska: Inspektorati i Mjedisit nuk ka personel të mjaftueshëm shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy