Petrovska: Me Suedinë në NATO, Aleanca është më e sigurt dhe mbi një miliard njerëz më të sigurt

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska ka takuar sot ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë në Maqedoninë e Veriut, Ami Larson Jain, të cilën e uroi për anëtarësimin e plotë në NATO, për të cilën tha se forcon Aleancën dhe sigurinë e mbi një miliardë njerëzve në botë.

“Maqedonia e Veriut ishte e qartë në qëndrimin e saj në mbështetje të kërkesës së Suedisë për t’u bashkuar me Aleancën më të fuqishme në botë. Këtë e konfirmuam më 27 korrik të vitit të kaluar, kur Kuvendi ratifikoi protokollet për hyrjen e Finlandës dhe Suedisë në NATO”, tha Petrovska.

Synimi ynë është i njëjti, mbrojtja e çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s dhe mbrojtja e qytetarëve tanë, tha ministrja dhe shtoi se ajo që na lidh janë vlerat e demokracisë, lirisë dhe respektimit të rendit juridik ndërkombëtar.

Ambasadorja Larson Jain shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e qartë të Maqedonisë së Veriut gjatë periudhës së anëtarësimit të Suedisë në NATO dhe shtoi se vendi është i përkushtuar për forcimin e sigurisë kolektive të Aleancës./Telegrafi/

Advertisement

Petrovska: Me Suedinë në NATO, Aleanca është më e sigurt dhe mbi një miliard njerëz më të sigurt shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy