Petrovska: Në koalicionin e OBRM-PDUKM-së ka parti që janë kundër integrimit të Maqedonisë në BE dhe NATO

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kandidatja për deputete nga LSDM, Sllavjanka Petrovska sot nga Tetova deklaroi se OBRM-PDUKM po e bënë të qartë se me kë është në koalicion dhe se çfarë politika ka për të ardhmen e vendit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ajo akuzoi koalicionin e OBRM-PDUKM-së se nuk garanton të ardhme evropiane për vendin.

“Deklaratat e djeshme të kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski tregon qartë se cilët janë partnerët e vërtetë të koalicionit dhe për këtë LSDM ka paralajmëruar dhe prandaj kemi kërkuar që përgjigje konkrete të japim para zgjedhjeve dhe jo pas zgjedhjeve.

Advertisement

Kur të shikoni se cilat parti politike i numëron në koalicionin tij, atëherë qytetarëve ende më shumë ju bëhet e qartë dhe me e lehtë se cila duhet të jetë përgjigjja më 8 maj, ajo është se koalicioni i cili nuk garanton Maqedoni evropian, ndërsa edhe tani në koalicionin e OBRM-PDUKM-së ka parti që mendojnë se vendi i Maqedonisë së Veriut nuk është as në NATO as në BE”, tha Petrovska, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve./Telegrafi/

 

Petrovska: Në koalicionin e OBRM-PDUKM-së ka parti që janë kundër integrimit të Maqedonisë në BE dhe NATO shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy