Petrovska: Nuk ka vendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës në bllokun lindor të NATO-s

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska deklaroi sot se deri tani nuk është sjellur vendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës në territorin e bllokut lindor të NATO-s.

Nëse sillet një vendim i tillë, siç thotë Petrovska, opinioni do të informohet në kohë.

“Republika e Maqedonisë së Veriut e cila është anëtare e NATO-s, është e përgatitur të ndajë barën me të tjerët, por deri në këtë moment nuk ka një vendim konkret për këtë. Nëse sjellim, opinioni do të informohet”, tha Petrovska në shënimin e 30 vjetorit nga formimi i ARM-së.

Ajo shtoi se Armata ka pjesëtarë të përgatitur dhe të trajnuar, të cilët nëse eventualisht dërgohen në një mision të tillë, do të vendosen në vende të përshtatshme në përputhje me planet strategjike dhe zhvillimore të NATO-s.

Advertisement

Petrovska: Nuk ka vendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës në bllokun lindor të NATO-s shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy