Petrovska: Për ne është shumë e rëndësishme që të shohim de-përshkallëzim në terren nga ana e Rusisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Mbrojtjes Sllvjanka Petrovska transmeton pjesë nga diskutimet në takimin ministror të NATO-s në të cilën ajo mori pjesë për herë të parë prej se u zgjodh në këtë funksion, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Si dhe vendet e tjera aleate të NATO-s, Maqedonia e Veriut mirëpret njoftimet e përpjekjeve diplomatike për të zgjidhur krizën në mes Rusisë dhe Ukrainës, por duhet të demonstrohet de-përshkallëzimi.

“Politikisht, natyrisht, ne i mirëpresim deklaratat e Federatës Ruse e cila njoftoi se do të tërheqë një pjesë të trupave të saj, por them se i mirëpritëm politikisht dhe kjo është për t’u përshëndetur dhe teorikisht ndoshta do të çojë në një hap të de-përshkallëzimit të situatës. Por ajo që është shumë e rëndësishme për ne është të shohim lëvizje në atë drejtim në terren. Informacioni që merret përmes kanaleve zyrtare të strukturave të NATO-s, nga komunitetet e inteligjencës, është se nuk shihet në terren, ato fjalë nuk kopjohen në terren. Pra, ne po e monitorojmë situatën me mjaft kujdes”, tha Petrovska.

Ajo theksoi se situata e sigurisë në Evropë nuk mund të quhet e relaksuar dhe se kontinenti përballet me rreziqe të llojeve të ndryshme, por gjithashtu insiston në rëndësinë e solidaritetit dhe sigurisë që ofron anëtarësimi në NATO.

Advertisement

Petrovska flet edhe për perspektivat e anëtarësimit të Ukrainës në NATO, për vendosjen e trupave luftarake në Evropën Juglindore, për situatën e sigurisë në Maqedoninë e Veriut, për marrëdhëniet me Rusinë, por edhe për rritjen e shkallës buxhetore kushtuar mbrojtjes dhe modernizimit të Armatës së Maqedonisë së Veriut.

Petrovska: Për ne është shumë e rëndësishme që të shohim de-përshkallëzim në terren nga ana e Rusisë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy