Petrovska: Për presidenten Maqedonia nuk ka emër

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

Deputetja e sapo zgjedhor e cila për momentin ushtron postin e ministres së Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në lidhje me mospërdorimin e emrit kushtetues nga ana e presidentes, Gordana Siljanovska tha se, Maqedonia për ata nuk ka emër.

“Fillimisht e fshinë emrin Maqedoni nga statuti, tani nuk e përdorin as në komunikim zyrtar. Maqedonia për ata nuk ka emër”, shprehet Petrovska.

Sipas saj, të mos përmendësh emrin e shtetit është shembull se si shkelet identeti.

Advertisement

Kujtojmë se OBRM-PDUKM vazhdimisht ka kritikuar ndryshimin e emrit, ndërsa Siljanovska-Davkova përveç se nuk e përmendi emrin kushtetues në betim, refuzon ta shkruajë edhe në komunikime zyrtare dhe në vend të emrit kushtetuese, Maqedonia e Veriut referohet si “vendi jonë”./Telegrafi/

The post Petrovska: Për presidenten Maqedonia nuk ka emër appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy