Petrovska: Për shkaqe sigurie, nuk mundem të jap asnjë informacion për donacionin që i dhuruam Ukrainës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sllavjanka Petrovska e pyetur për ndihmën ushtarake që vendi jonë i donoi Ukrainës, tha se bëhet fjalë për informata të klasifikuara për shkaqe të sigurisë dhe njëherit premtoi se në momentin që Qeveria do të vendos për de-klasifikimin e të njëjtave, atëherë opinioni do të njoftohet se për çfarë donacioni bëhet fjalë dhe në çfarë sasie.

“Bëhet fjalë për 3 vendime për donacion, që janë të klasifikuara për shkaqe të sigurisë, ato vendime përmbajnë në vete detaje se për çfarë lloji të pajisjes bëhet fjalë dhe në çfarë sasie. Miratuam vendim për donacion dhe pajisje ushtarake për nevojat e trupave të armatës ukrainase. Detaje nuk janë publikuar për shkaqe sigurie, kjo nuk do të thotë se në momentin që do të vlerësojmë se nuk ekziston kurrfarë rreziku në aspektin e sigurisë, ato 3 vendime do të de-klasifikohen dhe opinioni absolutisht do të mësoj se për çfarë pajisje bëhet fjalë dhe në çfarë sasie kemi donuar”, tha për Alsat Sllavjanka Petrovska, ministre e Mbrojtjes.

Ministrja Petrovska derisa shpalosi aktivitetet e dikasterit të saj me rastin e 30 vjetorit të ARM-së, u shpreh se qëllimi i mbrojtjes është “të sigurt brenda , të përgjegjshëm në NATO”.

“Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut plot 30 vite është stabiliteti jonë, siguria jonë dhe e brezave të rinj. Atdhe i sigurt dhe qytetarë të sigurt”, deklaroi Sllavjanka Petrovska, ministre e mbrojtjes.

Advertisement

Petrovska: Për shkaqe sigurie, nuk mundem të jap asnjë informacion për donacionin që i dhuruam Ukrainës shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy