Petrovska-Zadorozhnyuk: Maqedonia e Veriut është mik i vërtetë i Ukrainës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ukraina dhe populli trim ukrainas kanë mbështetjen e Maqedonisë së Veriut dhe këtë e dëshmuam me ndihmat humanitare dhe ushtarake që i dhamë sipas nevojave të Ukrainës, në koordinim me aleatët e NATO-s, Ne po ndihmojmë në emër të paqes, tha ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, pas takimit me ambasadoren e Ukrainës në Shkup, Natalia Zadorozhnyuk.

Ambasadori Zadorozhnyuk shprehu mirënjohjen për solidaritetin dhe ndihmën konkrete dhe theksoi se Maqedonia e Veriut është një mik i vërtetë i Ukrainës.

“I jemi jashtëzakonisht mirënjohës zonjës Slavjanka Petrovska, Ministre e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, për solidaritetin dhe ndihmën konkrete të Maqedonisë për Ukrainën. Maqedonia e Veriut është një mik i vërtetë i Ukrainës”, tha ambasadorja e Ukrainës.

Petrovska-Zadorozhnyuk: Maqedonia e Veriut është mik i vërtetë i Ukrainës shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy