Petrovska: Realiteti i ri i sigurisë në Evropë bën thirrje për kohezion dhe siguri të përforcuar kolektive

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Realiteti i ri i sigurisë në kontinentin evropian bën thirrje për kohezion dhe bashkëpunim, ndërsa siguria jonë qëndron në sigurinë kolektive të aleatëve tanë në NATO, sepse ne jemi NATO, deklaroi sot ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, e cila është për vizitë zyrtare në Sofje.

Petrovska, siç informoi Ministria e Mbrojtjes, porositi se leksioni i përbashkët i mësuar gjatë tre muajve të kaluara është se vetëm kur të gjithë aleatët në NATO flasin njëzëri, kur qëndrojmë bashkë dhe punojmë bashkë, vetëm kështu mund ta garantojmë sigurinë tonë.

Ministrja e përshëndeti vendimin e Bullgarisë që të jetë nikoqir i grupit multinacional luftarak i NATO-s.

Duke e pasur parasysh situatën e sigurisë në Evropë, Petrovska porositi se ajo që për momentin është e nevojshme është integrimi i plotë dhe uniteti.

Advertisement

“Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO nënkuptonte siguri të përforcuar dhe stabilitet jo vetëm për shtetin tonë, por edhe për fqinjët tanë, duke e përfshirë edhe Bullgarinë e cila në një pjesë të kufirit të tij perëndimor ka vend – aleat”, theksoi ministrja Petrovska.

Ajo porositi se në takimin e ardhshëm të ministrave të NATO-s, si dhe në samitin e liderëve në Madrid do të bisedohet për disa dokumente të rëndësishme për Aleancën – agjenda NATO 2030 dhe Koncepti i ri strategjik i Aleancës. Informoi se Qeveria mbetet e përkushtuar në shpërndarjen e drejtë të shpenzimeve në kuadër të Aleancës dhe rritjes së qëndrueshme të Buxhetit të mbrojtjes i cili deri në vitin 2024 duhet ta arrijë nivelin në 2 për qind e prodhimit bruto vendor.

Ministrja Petrovska sot në Sofje do të takohet me homologun e tij bullgar, ministrin Dragomir Zakov, ndërsa në Kuvendin e Bullgarisë do të ketë takim edhe me udhëheqësinë e komisionit parlamentar të mbrojtjes.

Ajo do të takohet edhe me dy oficerë të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët për momentin janë në nivel të lartë ushtarak në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Gjorgji S.Rakovski” në Sofje.

Advertisement

Petrovska: Realiteti i ri i sigurisë në Evropë bën thirrje për kohezion dhe siguri të përforcuar kolektive shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy