Petrovska sot viziton Bullgarinë, takohet me homologun e saj Dragomir Zakov

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Sllavjanka Petrovska, së bashku me një delegacion nga Ministria dhe Ushtria, sot janë në një vizitë zyrtare njëditore në Bullgari.

Pas pritjes zyrtare me nderimet më të larta ushtarake, ministrja Petrovska do të takohet me homologun e saj bullgar, ministrin Dragomir Zakov, ndërsa në Kuvendin e Bullgarisë do të ketë takim me kryesinë e Komisionit parlamentar për mbrojtje, njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes
në Sofje.

Ministrja Petrovska do të takohet edhe me dy oficerë të Armatës së Republikës së Maqedonisë, të cilët aktualisht janë duke vijuar arsimin e lartë ushtarak në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Gjorgji S. Rakovski”, në Bullgari.

Takimet e tjera nga axhenda e ministres, nuk janë bërë të ditur.

Advertisement

Petrovska sot viziton Bullgarinë, takohet me homologun e saj Dragomir Zakov shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy