Petrovska: Vlerat euroatlantike janë udhërrëfyesi ynë në marrjen e çdo vendimi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska ka arritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të realizoi takime me përfaqësues të lartë të administratës amerikane, përfshirë edhe sekretarin e mbrojtjes së SHBA, Lloyd Austin.

Në një video deklaratë para fillimit të agjendës intensive, ministrja Petrovska informoi për këtë takim si dhe për aktivitetet tjera në SHBA, përfshirë vizitën në Universitetin Shtetëror të Karolinës së Veriut dhe shënimin e 30 vjetorit të themelimit të partneriteti ndërmjet Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Gardës Kombëtare të Vermontit në Burlington.

Petrovska njoftoi se në takim me sekretarin amerikan, Austin do të bisedojë për të ardhmen dhe sfidat e si të dy vende të bëhen garanci për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit edhe në fushën euroatlantike.

“Nëse diçka e ndan vendin dhe politikën tonë nga pjesa tjetër, është se ne jemi zëri i arsyes dhe i mençurisë. Politika jonë ka qenë gjithmonë e bazuar në vlera dhe mundësi, çiltërsi dhe ndershmëri. Vlerat euroatlantike janë udhërrëfyesi ynë në marrjen e çdo vendimi dhe miqtë dhe mbështetësit tanë amerikanë e vlerësojnë vërtet këtë”, tha Petrovska./Telegrafi/

Advertisement

Petrovska: Vlerat euroatlantike janë udhërrëfyesi ynë në marrjen e çdo vendimi shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy