Pezullohet vendimi për grevën e kontrollorëve të fluturimeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sindikata e Kontrollorëve të Fluturimeve SKFM e pezulloi vendimin për grevë i cili duhej të realizohej sot, konfirmoi për AIM, kryetari i SDKFM-së Aleksandar Tasevski.

“Ajo që kërkuam është të ecim përpara, kërkesa për punësimin e kontrollorëve dhe për kryerjen e një analize funksionale që do të përcaktojë se cilat vende pune dhe numër drejtuesish duhet të ekzistojnë është miratuar”, deklaroi Tasevski.

Megjithatë, paralajmëron se do ta kontestojnë konkursin e fundit për punësim për të cilin tashmë reaguan në paralajmërimin për grevën.

“Nuk ndalojmë këtu do të vazhdojmë të kërkojmë profesionalizëm. Ka parregullsi edhe në konkursin e fundit, ne përsëri dhamë mundësi, por dukshëm KD nuk ka qëllim të ndalet”, thotë Tasevski.

Advertisement

SKFM, përmes një njoftimi drejtuar udhëheqësisë së M-NAV më 16 të muajit të kaluar, kërkoi që njoftimi i fundit për punësime të reja të anulohet dhe të respektohen detyrimet nga Marrëveshja e vitit të kaluar, e cila ishte baza për pezullimin e vendimit të atëhershëm për grevë. Ata kërkuan zbatimin e menjëhershëm të pikave të paplotësuara të Marrëveshjes më së voni deri në fund të qershorit, ndërsa përndryshe njoftuan riaktivizimin e grevës sot.

Sindikata edhe në njoftimin reagoi për shpalljen e fundit për punësime të reja në M-NAV, të cilin e vlerësoi si “mosplotësim të nevojave reale, urgjente dhe thelbësore të kompanisë”. Ajo kërkoi anulimin e njoftimit dhe plotësimin përfundimtar të pozicioneve të punës përmes riorganizimit të punonjësve ekzistues në M-NAV përmes një njoftimi të brendshëm ose duke shtuar detyra pune për punonjësit e angazhuar në mënyrë të pamjaftueshme, si dhe riorganizime në departamente dhe riorganizim racional të kuadrit ekzistues.

Udhëheqësia e SHA në pronësi shtetërore për shërbime në navigimin ajror M-NAV, para tri ditëve përmes një kumtese njoftoi se ndërmerr hapa për ekipim me kuadro, zbatimin e teknologjive të reja, zëvendësim të pajisjes së vjetër dhe riorganizim.

Sipas M-NAV, njoftimet e planifikuara për punësim do të punësojnë njerëz për të zëvendësuar kolegët që kanë dalë tashmë në pension ose do të ushtrojnë të drejtat e tyre të daljes në pension në muajt e ardhshëm, ndërrime gjeneratash dhe arsye të tjera.

Advertisement

Siç theksuan, po bëhen përpjekje të mëdha që të stabilizohet kompania e cila me vite të tëra ishte mjet i udhëheqjes joserioze dhe të papërgjegjshme.

Sipas udhëheqësisë, ka rezultate nga riorganizimi dhe ndryshimi në qasjen e menaxhimit me kuadrot, ndërsa në gjysmën e parë të vitit janë realizuar me rezultate pozitive me rritje të numrit të fluturimeve mbi qiellin e Maqedonisë së Veriut për mbi 12 për qind. Për gjashtë muaj janë realizuar 133 474 fluturime për dallim të periudhës së njëjtë të vitit të kaluar kur janë realizuar 119 972 fluturime duke përfshirë edhe fluturimet deri dhe nga Shkupi dhe Ohri.

The post Pezullohet vendimi për grevën e kontrollorëve të fluturimeve appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy