Pezullohet vendimi për “Shik Jellak” në Tetovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Komunal në Tetovë, me shumicë votash u votua plani i ri urbanistik për bllokun urban 57 dhe 57A apo Shik Jellaku i cili kohë më parë u ble nga biznesmeni kontrovers malazez Daka Davidoviq.

Me vendimin e sotëm të këshilltarëve komunal, pezullohet vendimi paraprak i Komunës për ndërtime të banesave në këtë bllok urban. Vendimin e këshillit e komentoi edhe kreu i Komunës së Tetovës Bilall Kasami.

“Sigurisht që për ne para se të jetë i rëndësishëm investitori, është me rëndësi që të kemi një plan urban model për të cilin Tetova dhe Tetovarët e meritojnë. Informatat që kam nga komuna nuk ka pronar të ri, sepse ende nuk ka asnjë kërkesë në komunë për transfer të pronësisë. Kontrata që qarkullon e kam pa edhe unë por në asnjë pikë nuk thuhet aty që është një kontratë shitblerjeje”, deklaroi Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.

The post Pezullohet vendimi për “Shik Jellak” në Tetovë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy