Tetovë: Votohet inicimi i procedurës për pezullimin e PDU-së për “Shik Jellakun”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në seancën e sotme të jashtëzakonshme, Këshilli i Komunës së Tetovës, me 18 vota “për” ka votuar propozim-vendimin për inicimin e procedurës për pezullimin e Planit Detal Urbanistik (PDU) të bllokut 57 A, të fabrikës “Shik Jellak”.

Kjo pikë nuk arriti të futej në rend dite në seancën e katërt të Këshillit të Komunës së Tetovës, ndërsa për sot u thirr seancë e jashtëzakonshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shumicës në votim iu bashkangjitën një këshilltar nga Alternativa dhe një nga PDSH.

Seanca e jashtëzakonshme u thirr me propozim të kryetarit të komunës Bilall Kasami, i cili siç tha, ky plan detal urbanistik është miratuar me procedurë të dyshimtë.

Advertisement

Ndryshe, përbërja e këshillit të Komunës së Tetovës gjatë mandatit të kaluar nën udhëheqjen e Teuta Arifit, ndryshoi planin detal urbanistik të bllokut urban 57A. Ndërsa më vonë mediumet njoftuan se ky ndryshim është bërë në mënyrë që t’i shitet një pjesë e pronës së “Shik Jellak” biznesmenit kontrovers serbo-malazes Miodrag Daka Davidoviq.

Ky ndryshim i atëhershëm i PDU u votua nga këshilltarët e BDI-së, LSDM-së dhe ASH-së./Telegrafi/

Tetovë: Votohet inicimi i procedurës për pezullimin e PDU-së për “Shik Jellakun” shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy