Pisonero: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë të gatshme çeljen e bisedimeve, vendimi i takon Këshillit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëdhënësja e Komisionit Evropian për Zgjerim, Ana Pisonero vërtetoi se deklarata e eurokomesarit për Zgjerim, Oliver Varhelui për ndarjen e Shkupit dhe Tiranës është një skenar i mundshëm.

Pas deklaratës së Varhelyit në Shkup dhe në intervistë për Euronews se nuk përjashtohet mundësia që Shqipëria të fillojë negociatat nëse nuk ka kompromis në Këshillin e Bashkimit Evropian për Maqedoninë e Veriut, Pisonero tha se Komisioni Evropian mban qëndrimin se dy vendet janë të gatshme të fillojnë negociatat por vendimin e sjell Këshilli.

“Qëndrimi i Komisionit Evropian është shumë i qartë: dëshirojmë të shohim Konferenca ndërqeveritare me dy vendet, që të dyja vendet i përmbushin kushtet, por Këshilli duhet të japë pëlqim”, tha Pisoneri.

Zëdhënësja e KE-së nuk përjashton mundësinë se nëse nuk ka marrëveshje për RMV-në, atëherë të bëhet ndarja në procesin e bisedimeve mes Shkupit dhe Tiranës.

Advertisement

“Nëse ndodh që vetëm Shqipëria të fillojë negociatat, Komisioni Evropian nuk do të kundërshtonte këtë”, tha Pisonero./Telegrafi/

Pisonero: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë të gatshme çeljen e bisedimeve, vendimi i takon Këshillit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy