Plagoset një person në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmë afër Bit Pazarit, kanë njoftuar nga SPB Shkup.

Sipas të dhënave të policisë, rasti ka ndodhur në një lokal afër Bit Pazarit, kur personit A.Xh. (48) i janë afruar dy persona që i ka njohur, ndërsa njëri ka nxjerrë revolen dhe e ka plagosur.

Ai është transferuar në Spitalin e Qytetit “Shën Naum i Ohrit” ku i është ofruar ndihmë mjekësore.

Policia po punon në zbardhjen e plotë të rastit.

Advertisement

Plagoset një person në Shkup shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy