PLD: Nuk është koha për zgjedhje të parakohshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk janë zgjidhje për problemet aktuale për momentin dhe iniciativat e partive opozitare janë të shtyra vetëm nga interesat partiake dhe dëshira për të fituar pushtetin, theksojnë nga Partia Liberal Demokratike pas mbledhjes së mbrëmshme të Bordit Ekzekutiv. .

“Tashmë është e nevojshme që e gjithë energjia e politikanëve të fokusohet në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve të shkaktuara nga kriza ekonomike dhe energjetike në Evropë”, thonë nga PLD.

Sipas PLD-së, Qeveria ka kapacitet dhe ekspertizë të mjaftueshme për t’u përballur me sfidat dhe për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve.

“Prandaj kërkojmë normalizimin e punës së Kuvendit, i cili në këto momente krize duhet të punojë ekskluzivisht në interes të popullit, e jo për interesa të ngushta partiake të individëve apo grupeve”, shtoi PLD.

Advertisement

Nga PLD përshëndesin dhe vendimin historik të Patriarkana Ekumenike për njohjen e Kishës Ortodokse Maqedonase-Kryepeshkopatën e Ohrit./Telegrafi/

PLD: Nuk është koha për zgjedhje të parakohshme shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy