Plevneliev: Autoritetet e Maqedonisë së Veriut të mos bëjnë presion dhe lobim, sepse asgjë nuk do të ndodhë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Është nder për të gjithë brezat e politikanëve bullgarë dhe për politikanët e sotëm që të jenë në gjendje ta mbajnë këtë pozicion në raport me Maqedoninë. Pas këtij qëndrimi qëndron shoqëria bullgare. Jemi të bashkuar në faktin se e vërteta mbi historinë, manipulimet historike, vlerat evropiane duhet të jetë në qendër të zgjidhjes dhe vetëm atëherë do të jetë e qëndrueshme, tha ish-presidenti bullgar Rosen Plevneliev në një intervistë për “BGNES”.

Sipas tij, e vetmja gjë që politikanët bullgarë duhet të bëjnë është të përmirësojnë komunikimin me fuqitë globale dhe Komisionin Evropian në mënyrë që zgjidhja të jetë e qartë.

“U drejtohem miqve tanë në Shkup, liderëve dhe shoqërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, se NATO është gjeopolitikë dhe BE është vlera. Pikërisht për shkak se NATO është një gjeopolitikë, Bullgaria ka mbështetur pa kushte RMV-në për anëtarësim në këtë aleancë më të fortë të mbrojtjes së demokracive.

Pikërisht sepse BE-ja është një bashkim vlerash, Bullgaria ka çdo të drejtë të vë në dukje problemet në lidhje me respektimin e vlerave evropiane dhe të thotë se zgjidhja e vetme e mundshme për mosmarrëveshjen midis Sofjes dhe Shkupit është një zgjidhje e bazuar në vlerat evropiane. Nuk mund të ketë zgjidhje tjetër”, tha ish-presidenti Plevneliev.

Advertisement

Ai këshilloi autoritetet maqedonase të mos bëjnë presion dhe lobim, sepse asgjë nuk do të ndodhë.

“Do të ndodhë me reforma që dëshmojnë se vlerat evropiane janë në shërbim dhe zbatohen nga shoqëria dhe qeveria në RMV. Vlerat evropiane janë të ngulitura në kriteret e Kopenhagës. Kemi problem me këto vlera. Edhe këtu Bullgaria është avokat dhe mbrojtëse e këtyre vlerave evropiane. Ne duam të ndihmojmë autoritetet në Shkup të kuptojnë problemin. Vendimet nuk janë të vështira. Duhet të bësh atë që bëre në Shqipëri. Nëse e bëni këtë, askush nuk do t’ju ndalojë në rrugën e integrimit evropian” tha Plevneliev./Telegrafi/

Plevneliev: Autoritetet e Maqedonisë së Veriut të mos bëjnë presion dhe lobim, sepse asgjë nuk do të ndodhë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy