minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Poeti Sevdail Demiri dhe shkrimtari Resul Shabani, fitues të çmimit shtetëror “22 Nëntori” për vitin 2025 - Struga.info


Poeti Sevdail Demiri dhe shkrimtari Resul Shabani, fitues të çmimit shtetëror “22 Nëntori” për vitin 2025

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Hulumtuesi, publicisti dhe poeti, prof. dr. Sevdail Demiri, dhe shkrimtari Resul Shabani janë fituesit e sivjetmë të Çmimit Shtetëror “22 Nëntori” për vitin 2025.

Çmimi u ndan sot në Sallën Kristale të Kuvendit.

Sevdail Demiri shprehu falënderim të thellë për këtë nder të jashtëzakonshëm shtetëror, i cili, siç tha ai, vjen si kurorë e pothuajse tre dekadave punë të pandërprerë në sferën publike.

“Edhe më i madh është nderi im, pasi kjo mirënjohje është simbol i fuqishëm i identitetit shqiptar”, theksoi Demiri.

Advertisement

Ndërsa Resul Shabani falënderoi kryetarin e Kuvendit, ministrat, deputetët e pranishëm, miqtë dhe dashamirësit e arsimit dhe kulturës, si dhe anëtarët e Këshillit për ndarjen e Çmimit “22 Nëntori”.

Ky vlerësim u jepet figurave nga jeta politike, kulturore dhe shoqërore, të cilët kanë kontribuar në avancimin e bashkëjetesës njerëzore dhe mirëkuptimit të ndërsjellë midis anëtarëve të komuniteteve, kulturave dhe feve të ndryshme në vend.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy