Policia njofton se sot ka shpëtuar një person i cili kishte rënë në ujërat e Vardarit.

“Me datë 05.02.2022 në ora 12:45 pas marrjes së njoftimit në SPB Shkup se në rrjedhën e lumit Lepenc në lumin Vardar kishte rënë një person në ujë, janë ndërmarrë masa dhe aktivitete të menjëhershme dhe personi është nxjerrë (shpëtuar) nga uji nga policët e stacionit policorë në Karposh.

Më vonë u konstatua se bëhet fjalë për një 64-vjeçar nga Shkupi, i cili më parë ishte hedhur në lumë, ndërsa përndryshe është pacient në spitalin e Bardovcit.

Ai është transferuar në spitalin “8 Shtatori” nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Policët kanë shpëtuar një person nga ujërat e Vardarit appeared first on Telegrafi.