Policia arreston dy persona në Strumicë, kapen me drogë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme informon se dje në Strumicë ka arrestuar dy persona.

Nga MPB thonë se bëhet fjalë për V.L (37) dhe Z.Ç (34) që të dy nga Shtipi.

“Gjatë kontrollit që është bërë në automjetin e tyre “Seat Leon” është gjetur marihuanë dhe materie e bardhë pluhuri. Personat janë arrestuar dhe dërguar në Stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër të dyve do të ngritët procedurë adekuate”, thonë nga MPB.

Policia arreston dy persona në Strumicë, kapen me drogë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy