Policia e Maqedonisë gjobiti 202 shoferë për tejkalim të shpejtësisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë ditës së djeshme Policia e Maqedonisë ka gjobitur 202 shoferë në rrugët e të gjithë shtetit, të cilët kanë vozitur me shpejtësi më e madhe se e lejuara.

Prej tyre gjashtë kanë drejtuar makinat me shpejtësi mbi 50 km/h më shumë se shpejtësia e lejuar, dy me shpejtësi mbi 70 km/h më shumë se e lejuara.

“104 drejtues mjetesh kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 98 jashtë vendbanimeve. Kontrollet e intensifikuara vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit”, thonë nga MPB Maqedoni./Telegrafi/

Policia e Maqedonisë gjobiti 202 shoferë për tejkalim të shpejtësisë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy