Policia e Shkupi shqipton 113 gjoba për kundërvajtjet në komunikacion

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.

“Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar gjithsej 113 masa prej të cilave 41 janë për tejkalim shpejtësie, 11 për vozitje pa leje dhe 4 për vozitje nën ndikimin e alkoolit”, sqarojnë nga SPB Shkup.

Ata shtojnë se po ashtu janë shqiptuar edhe 5 masa për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 3 për errësim të xhamave, 4 për kalim në të kuqe, 3 për shoferët fillestarë dhe 30 për parkim jo të rregullt.

Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

Advertisement

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/

Policia e Shkupi shqipton 113 gjoba për kundërvajtjet në komunikacion shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy