Policia e Shkupit zbulon armë, arrestohet një person

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Policia e Shkupit zbulon armë, arrestohet një person

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se 62 vjeçari nga fshati Lubanci i Shkupit është arrestuar për arsye se në shtëpinë e tij janë gjetur armë dhe municion.

“Sot, zyrtarët policorë kanë arrestuar D.Ç (62) nga Lubanci i Shkupit. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, një karabin dhe 977 plumba të kalibrit të ndryshëm”, thonë nga policia.

Ata shtojnë se po ashtu janë zbuluar edhe tre pushkë gjuetie dhe një pushkë ajri.

Sipas njoftimit të policisë ai është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal./Telegrafi/

Advertisement

Policia e Shkupit zbulon armë, arrestohet një person shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy