Policia e Tetovës arrestoi 80 vjeçarin për heroinë dhe municion arme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Heroinë dhe municion janë gjetur te 80 vjeçari nga Tetova gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, ndërsa kontrolli ka qenë me urdhër gjykate.

“Dje rreth orës 12:30, në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë, e kanë privuar nga liria personin S.B. (80) nga Tetova. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tij, është gjetur heroinë dhe më vonë, gjatë bastisjes së kryer në shtëpinë e tij familjare, të kryer me urdhër të gjykatës, janë gjetur gjithsej 197 plumba të kalibrave të ndryshëm”, sqarojnë nga policia.

Ata shtojnë se për e plumbave, ai nuk kishte licencë. Heroina dhe municioni i gjetur janë fotografuar dhe u konfiskuar për ekspertizë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër S.B. i cili është mbajtur në Stacionin policorë Tetovë do të përgatitet parashtresë adekuate për “prodhimin dhe shpërndarjen e paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” në përputhje me nenin 215 të Kodit Penal dhe për “prodhimin, posedimin, ndërmjetësimin dhe trafikimin e paautorizuar të armëve ose mjeteve shpërthyese” e dënueshme sipas Nenit 39 nga Kodi Penal. Me parashtesë adekuate sot (10-shtator) S.B. do të sillet para gjyqtarit në procedurën paraprake të Gjykatës Themelore në Tetovë./Telegrafi/

Advertisement

Policia e Tetovës arrestoi 80 vjeçarin për heroinë dhe municion arme shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy