minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Policia ende po heton për sulmet kibernetike ndaj institucioneve shtetërore në Maqedoninë e Veriut - Struga.info


Policia ende po heton për sulmet kibernetike ndaj institucioneve shtetërore në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ueb faqet e Ministrive të Shëndetësisë dhe Arsimit tashmë katër ditë nuk punojnë pasi janë shënjestër e një sulmi të hakerave. Kush, si dhe pse i ka sulmuar faqet e internetit të këtyre dy ministrive, policia ende po heton.

“Sa u përket sulmeve në faqet e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ju informojmë se menjëherë pas pranimit të denoncimeve, po ndërmerren masa për zbardhjen e rasteve”, thonë nga MPB.

Paralelisht me hetimin policor, situata po monitorohet nga prokuroria.

“Prokuroria Publike monitoron me kujdes të gjitha informacionet që lidhen me këtë rast, por edhe raportet e tjera të ndërhyrjeve në faqet e internetit të institucioneve shtetërore, dhe nëse identifikohen elemente të veprës penale, do të veprojë në përputhje me kompetencat e saja”, njoftojnë nga Prokuroria Themelore Publike.

Advertisement

Sulmet e hakerave në faqet e internetit të ministrive të shëndetësisë dhe arsimit pasuan pasi hakerët sulmuan faqen e internetit të KSHZ-së në ditën e zgjedhjeve. Sulmi pamundësoi publikimin e numrave të parë jozyrtarë në faqen e internetit. Nga Prokuroria thonë se është duke u bërë një analizë e sistemit kompjuterik të komisionit – analizë që duhet të tregojë nëse ka elemente të veprës penale por edhe autorët e kësaj vepre.

The post Policia ende po heton për sulmet kibernetike ndaj institucioneve shtetërore në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy