Policia jep detaje të reja për vrasjen e mbrëmshme në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se dje në SPB Shkup është raportuar se në një parking në Çair ku ka qenë i parkuar automjeti “volkswagen golf 7” me tabela të Shkupit, dhe ku kanë qenë shoferi L.P (24) dhe bashkudhëtari K.I (43) nga Shkupi, disa persona me armë zjarri kanë gjuajtur drejt automjetin.

“Në vendngjarje ka humbur jetën K.I, ndërsa shoferi L.P është dërguar në spitalin ‘Shën Naumi i Ohtit”, nga ku janë vërtetuar lëndime të rënda trupore”, sqarojnë nga policia.

Ata shtojnë se këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Shkup dhe prokurori publik, ndërsa i njëjti trupin e pajetë e ka çuar për autopsi.

“Automjeti është marrë dhe dërguar në stacionin policor në Kisella Voda për procedurë të mëtejshme. Po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/

Advertisement

Policia jep detaje të reja për vrasjen e mbrëmshme në Shkup shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy