Siç njoftojnë nga policia, më 03.06.2021 nga ora 20:30 deri në ora 23:30, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë kontrolluar shpejtësinë e automjeteve në vendet e populluara.

“Me radar janë kapur dhe gjobitur gjithsej 42 kundërvajtje për tejkalim shpejtësie, prej të cilave 10 janë më shumë se 50 kilometra në orë nga shpejtësia e lejuar”, thonë nga MPB.

Ata shtojnë se janë dënuar edhe pesë lloje të kundërvajtjeve.

“Këto ditë, në rajonin e Tetovës do të vazhdojnë aktivitetet dhe kontrollet ku përfshihen edhe kundërvajtjet e motoçiklistëve, me fokus të veçantë vozitje pa leje, mospërdorimi i helmetës mbrojtëse dhe motoçikletat e paregjistruara”, theksojnë nga policia./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Policia kap me radar shoferin i cili voziti në Tetovë me shpejtësi mbi 140 kilometra në orë shkruan Telegrafi.