Tetovë: Shoferi voziste me 221 km/h, gjobitet nga policia

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme, në kuadër të kontrolleve të ashpërsuara ka vazhduar të sanksionojë shoferë të cilët vozisin mbi shpejtësinë e lejuar.

Kështu, në Tetovë ka kapur në shofer se si ka vozitur me 221 km/h.

“Mbrëmë, më 6 shkurt, gjatë periudhës nga ora 19 deri në ora 22, nëpunës policor me radar të mbrëmjes, në Tetovë kanë sanksionuar shoferë që vozisin mbi shpejtësinë e lejuar. Janë sanksionuar 33 shoferë, prej të cilëve 14 kanë vozitur më shumë se 50 km/h nga shpejtësia e lejuar”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Bashkëngjitur me këtë njoftim, ata kanë vendosur edhe fotografi, ku shpejtësia e regjistruar është 221 km/h.

Advertisement

Tetovë: Shoferi voziste me 221 km/h, gjobitet nga policia shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy