Policia konfiskon 15 mijë copa mjete piroteknike, arrestohet një person nga Gostivari

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Siç njoftojnë nga policia, sot (22 dhjetor) rreth orës 10:40, në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, policët e SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar arrestuan 24 vjeçarin Z.K. nga Gostivari në automjetin e tij “Mercedes” pa targa.

Në automjet janë gjetur dhe konfiskuar mbi 15 mijë pajisje të ndryshme piroteknike, kryesisht fishekzjarrë dhe mjete të tjera shpërthyese.

“Z.К. është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe pas pastrimit dhe dokumentimit të plotë të çështjes, kundër tij do të përgatitet kallëzim penal në bazë të nenit 396 paragrafi 4 të Kodit Penal, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/

Policia konfiskon 15 mijë copa mjete piroteknike, arrestohet një person nga Gostivari shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy