Pas tre orëve që u morën në pyetje, policia ka bërë kontroll në makinën “Passat”, e cila jozyrtarisht ju takon sigurimit të Sasho Mijallkovit.

Zyrtarët policor nga stacioni Kisella Vodë, e kanë kontrolluar makinën e sigurimit të Mijallkovit, ndërsa kanë konfiskuar telefonë celular dhe çanta me dokumente, të cilat i kanë dorëzuar në stacionin policor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Personat që e kanë ruajtur Mijallkovin janë marrë në pyetje, pasi për të është lëshuar fletarrest ndërkombëtar.

Përveç tyre, në stacion policor janë marrë edhe gruaja e tij Aleksandra Mijallkova, si dhe djali i tij, Jordan Mijallkov.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Akoma është e paqartë nëse janë zbuluar informacione për vendndodhjen e Mijallkovit. Marrja në pyetje ka përfunduar vetëm për Vllatko Mijallkovin, që është vëllai i Sasho Mijallkovit./Telegrafi/

 

Policia konfiskon dokumente, çanta dhe celularë nga makina e sigurimit të Mijallkovit, vazhdon marrja në pyetje e familjarëve të tij shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";