Policia kufitare pranoi donacion maska mbrojtëse, doreza mbrojtëse dhe dezinfektues nga Qeveria e Polonisë në kuadër të ndihmës së kërkuar përmes Qendrës Koordiantive Euroatlantike për Fatkeqësi pranë NATO-s.

Donacionin sot e dorëzoi ambasadori i Polonisë në Maqedoni, ndërsa donacionin e pranoi drejtori i Byrosë për Siguri Publike pranë MPB-së, Arif Asani.

Siç njoftojnë nga MPB, drejtori i BSP-së, Asani falënderoi ambasadorin për donacionin dhe po ashtu falënderoi pjesëtarët e  të shërbimit kufitar polonez të cilët bashkërisht me policinë e Maqedonisë marrin pjesë në operacionet e përbashkëta për forcimin e kufirit jugor e që ka të bëjë me emigrimin ilegal.

Ambasadori theksoi se ky aktivitet është realizuar me nismë të presidentit të Polonisë në bashkëpunim me Qeverinë e Polonisë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Policia kufitare e Maqedonisë pranoi donacion nga shteti i Polonisë shkruan Telegrafi.