Siç njoftojnë nga policia, sot nga ora 10:00 deri në ora 14:00 në rrethin e SPB Tetovë ka pasur aksion kontrollues për shoferët të cilët tejkalojnë shpejtësinë.

“Gjithsej ka pasur 62 kundërvajtje edhe atë 42 në Tetovë dhe 20 në Gostivar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tre nga kundërvajtjet kanë qenë me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërsa 23 kanë qenë nga 50 deri 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

Krahas kësaj, siç theksojnë nga policia, po ashtu janë dënuar edhe nëntë shoferë të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim dhe pesë kundërvatje të tejra./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Policia me aksion për dënimin e shoferëve në Tetovë dhe Gostivar shkruan Telegrafi.