Policia në Shkup gjobit 150 shoferë, 42 për vozitje të shpejtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme (23.01.2024) ka vazhduar me kontrollet aksionare në fushën e trafikut.

Nga MPB thonë se vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 158 gjoba, nga të cilat 42 për mosrespektim të shpejtësisë së lëvizjes, 14 për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 8 gjoba për kalim në semafor të mbyllur, katër gjoba për mospërdorimin e rripit të sigurimit.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion”, thonë nga MBP.

The post Policia në Shkup gjobit 150 shoferë, 42 për vozitje të shpejtë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy