Policia në Shkup gjobit 241 shoferë, 45 për vozitje të shpejtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (13.11.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 241 gjoba, nga të cilat 45 për ngasje mbi shpejtësinë e lejuar, 22 gjoba për ngasje pa patentë shofer, nëntë sanksione për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara.

“Janë vendosur 17 gjoba për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 29 sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit, pesë gjoba për katër sanksione për kalim sinjali të mbyllur (drita e kuqe)”.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.

Advertisement

Policia në Shkup gjobit 241 shoferë, 45 për vozitje të shpejtë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy