MPB Maqedoni informon se gjatë ditës së djeshme policia në Shkup ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në komunikacion, me ç’rast ka shqiptuar 261 gjoba, prej të cilave 88 për tejkalim të shpejtësisë.

“21 gjoba kanë qenë për vozitje pa leje, 12 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 7 për përdorimin e celularit gjatë vozitjes, 26 për mos përdorimin e rripit të sigurimit dhe pesë gjoba për parregullsi teknike dhe automjete të paregjistruara”.

“Kontrollet në trafik do të vazhdojnë edhe ditët e ardhshme. Apelojmë te qytetarët të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni./Telegrafi/

The post Policia në Shkup gjobit 261 shoferë, 88 për tejkalim të shpejtësisë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";