Policia në Shkup gjobit 220 shofer, 76 për tejkalim të shpejtësisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë shqiptuar 220 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut.

“Janë shqiptuar 76 për tejkalim të shpejtësisë, 46 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 20 për vozitje në gjendje të dehur”.

“Janë shqiptuar edhe 5 gjoba për përdorim të telefonit, 6 gjoba iu shqiptuan motoçiklistëve, 13 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, 7 për mosvënien e rripit të sigurisë”, thonë nga MPB.

Minstria ju bën thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të kontribuojnë për rrugë më të sigurta./Telegrafi/

Advertisement

 

Policia në Shkup gjobit 220 shofer, 76 për tejkalim të shpejtësisë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy