Policia në Shkup vazhdon me kontrolle në komunikacion, shqiptoi 237 gjoba

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (03.03.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 237 gjoba, nga të cilat 137 për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 18 gjoba për vozitje pa patentë shofer, 29 sanksione për vozitje mjeti nën ndikimin e alkoolit.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni./Telegrafi/

Policia në Shkup vazhdon me kontrolle në komunikacion, shqiptoi 237 gjoba shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy