Me fillimin e vitit të ri shkollor, Sektori për Punë të Brendshme Tetovë filloi me masat dhe aktivitetet parandaluese që kanë për qëllim që nxënësit në mënyrë të sigurt të arrijnë në shkollat e tyre.

“Nga 1 shtatori do të rritet dukshëm prania e policisë në komunikacion rreth shkollave, ku do të lirohen të gjitha hapësirat e komunikacionit dhe trotuaret dhe do të mundësohet lëvizja e sigurt e nxënësve”, thonë nga SPB Tetovë.

Krahas kësaj, shtojnë nga policia, është paraparë edhe prani në udhëkryqe dhe në vendet e autobusit para ndërrimit shkollor.

“Në mënyrë të drejtpërdrejtë do të njoftohen përgjegjësit e shkollave dhe do të njoftohen për sigurinë”, shtojnë nga policia./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Policia përforcon kontrollet rreth shkollave në Gostivar dhe Tetovë shkruan Telegrafi.