Tetovë – Gostivar: Policia me kontrolle për shkeljet që kryejnë këmbësorët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

SPB Tetovë informon se dje (20-maj) nga ora 10:00 deri në ora 15:00, në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, është kryer kontroll i veprimit në lidhje me shkeljet që kryejnë këmbësorët në komunikacion, në të cilat janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 92 kundërvajtje (TE-76 dhe GV-16 ).

Nga SPB Tetovë thonë se gjatë kontrollit, gjithashtu janë zbuluar dhe sanksionuar 14 lloje të tjera të shkeljeve (TE-8 dhe GV-6).

“Kështu që për të gjithë shkelësit janë përgatitur parashtresa adekuate dhe ata do të përballen me gjoba që variojnë nga 20 në 50 euro në kundërvlerë me denarë”, thuhet në njoftim.

Tetovë – Gostivar: Policia me kontrolle për shkeljet që kryejnë këmbësorët shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy