Policia rrugore në Shkup dhe Tetovë do të furnizohet me kamera për trup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përmes instalimit të kamerave të pajisjes së vetë nëpunësve policorë, Ministria e Punëve të Brendshme do t’i kushtëzojë parregullsitë në komunikacion dhe njëkohësisht do ta minimizojë ndikimin e faktorit njerëzor.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në konferencën e sotme për shtyp theksoi se vetëm atëherë kur nuk ka ndikim të faktorit njerëzor atëherë kemi rezultate më të mira, nuk ka selektim dhe kemi transparencë të mirë.

“Opinioni tani më është informuar se policia rrugore në Shkup dhe në Tetovë tani më do të fillojë me shfrytëzimin e kamerave në trup të secilit polic dhe në këtë mënyrë të kemi një qasje më ndryshe edhe për qytetarët dhe policët. Një pilot projekt i tillë kemi pasur në policinë automatik. Atje tani më nuk kemi asnjë ankesë nga asnjë qytetar, e as nga asnjë polic për shkak të asaj që përmes kamerave, përmes incizimit të tërë asaj që ndodh gjatë kontrollit kemi kontroll të plotë në situatat dhe kjo është mirë edhe për nëpunësit policorë dhe është mirë për qytetarët”, deklaroi Spasovski, duke theksuar se ky projekt pritet të intensifikohet në periudhën në vijim.

Ai paralajmëroi se ndryshimet për Ligjin për siguri të komunikacionit për momentin janë në procedurë kuvendore.

Advertisement

Njëherit shtoi se qëllimi përfundimtar i MPB-së është që të kemi sistem funksional dhe përmirësimin e sigurisë në komunikacion.

Policia rrugore në Shkup dhe Tetovë do të furnizohet me kamera për trup shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy