Policia sqaron vdekjen e hendbollistit kroat: Incizimet tregojnë se është sulmuar nga një vajzë dhe një djalë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Hendbollisti kroat, Denis Tot dje është sulmuar nga dy persona, përkatësisht nga një djal dhe një vajzë në afërsi të diskotekës “Privilixh”. Hendbollisti Tot (27) sot pasdite humbi jetën në spitalin e Shkupit.

Policia ka parë kamerat e “Safe City” dhe saktësisht është vërtetuar se çfarë ka ndodhur. Policia tash ka hapur lëndë.

Në incizimet shihet se si dy persona, një vajzë dhe një djalë hynë në taksi.

Hendbollisti në derë u ka thënë diçka dhe të dy kanë dalë nga automjeti dhe kanë goditur atë. Ai ka ra në vend, ndërsa vajza ka goditur disa herë me këmbë në kokë. Ndihmën e shpejtë e ka thirrur një vajzë e cila ka parë trupin e Tot në rrugë.

Advertisement

Kur është dërguar në spital, zemra nuk ka punuar, ndërsa mjekët kanë tentuar ta rianimojnë, por pa sukses.

Trupi i tij është dërguar për autopsi për t’u vërtetuar arsyet e vdekjes./Telegrafi/

Policia sqaron vdekjen e hendbollistit kroat: Incizimet tregojnë se është sulmuar nga një vajzë dhe një djalë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy