Politikanët reagojnë për vdekjen e aktorit Luran Ahemti

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë ditës së sotme humbi jetën nga coroanvirusi aktori i njohur Luran Ahmeti.

Politikanët shqiptarët në “Facebook” reaguan për humbjen e Ahmetit.

Ziadin Sela:

“Të pyeta, si je sot? Mu përgjigje, më së keqi deri më sot! Të thashë mos u dorëzo, bën kurajo… Prehu në paqe Luran!”.

Advertisement

Bilall Kasami:

“Vepra jote do të mbaj kujtimin për ty të përjetshëm, Luran. Ndajmë dhimbjen e pafund me familjen Ahmeti dhe miqtë!

Afrim Gashi:

“Lajmi se ka ndërruar jetë aktori Luran Ahmeti na ka trishtuar të gjithëve. Do ta mbajmë mend si njeri që krejt jetën ia fali artit dramatik. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të. Lutje për shpirtin e tij!”.

Advertisement

Teuta Arifi:

“Lurani ngjiti majat e suksesit! E trishtë ndarja nga jeta. Humbëm një aktor të jashtëzakonshëm, një mendje kritike një njeri të mirë mbi të gjitha. Prehu në paqe Luran! Do përpiqemi të bëjmë më shumë, më mirë. Ashtu siç doje ti gjithëmonë.”.

Arben Taravari:

“Miku im… nuk mund t’i gjej fjalët për tu shprehur, nuk dua të besoj që është e vërtetë… Arti shqiptar ka humbur një ndër artistët më të mirë që ka pasur… Lurani po ashtu ka qenë një ndër aktivistët më të zellshëm e antari me më shumë energji në Aleancë… Pusho i qetë Luran, ti do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona”.

Advertisement

 

Politikanët reagojnë për vdekjen e aktorit Luran Ahemti shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy