minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Pollog, ikin nga shtëpia edhe pse kishin Covid dhe vendim për izolim - Struga.info


Pollog, ikin nga shtëpia edhe pse kishin Covid dhe vendim për izolim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sektori për Punë të Brendshme njofton se brenda katër ditëve në rajonin e Pollogut disa persona kanë shkelur vendimin për izolim për shkak të Covid-19, transmeton Alsat. Personat në fjalë përkundër vendimit kanë lëshuar vendin.

“Në periudhën nga data 08 deri më 11.gusht të këtij viti, efektivët e policisë së nga SPB-Tetovë në zonën e Tetovës dhe Gostivarit, kanë kontrolluar personat të cilëve u ishte dhënë vendim për izolim dhe dhe personat pozitiv me Covid-19. Duke vepruar kështu, është arritur në përfundimin se personi D.L. nga Kosova, me banim në vendin tonë, G.S. (54) nga Tetova, dy të mitur dhe nëna e tyre A.L. (37) nga Tetova, M.G. (49) dhe A.H. (20) nga Reçica e Vogël, si dhe B.H. (35) nga Liseci Tetovës dhe M.Z. (54) nga Gostivari, të gjithë me vendim për izolim dhe trajtim në shtëpi, u larguan nga vendi”, njoftojnë nga MPB.

The post Pollog, ikin nga shtëpia edhe pse kishin Covid dhe vendim për izolim appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy