Pompeo: SHBA-të mbeten aleat i Maqedonisë së Veriut, do t’ju mbështesim në integrimin evropian

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sekretari Shtetëror i SHBA-ve Mike Pompeo, e ka uruar Maqedoninë e Veriut për Ditën e Pavarësisë.

Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen e Departamentit Amerikan të Shtetit, Pompeo thotë se SHBA-të do të vazhdojnë të jenë aleat i Maqedonisë së Veriut.

“Këtë vit ne e uruam Maqedoninë e Veriut pasi u bë anëtarja e 30-të e NATO-s dhe përshëndesim përkushtimin e vendit tuaj për sigurinë dhe paqen rajonale dhe globale, që reflektohet përmes kësaj arritje. Jemi të inkurajuar nga përparimi në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet tuaja për të arritur integrimin evropian”.

“Zgjedhjet e fundit kuvendare ishin të qeta dhe të suksesshme në rrethana të pazakonshme. Arritjet tuaja do të ndihmojnë formësimin e të ardhmes së Ballkanit Perëndimor”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Mike Pompeo./Telegrafi/

Advertisement

Pompeo: SHBA-të mbeten aleat i Maqedonisë së Veriut, do t’ju mbështesim në integrimin evropian shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy